Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kreun e Hipotekës në Vlorë, Klodian Trocin.

Mësohet se në sallë ka folur vetëm avokati i tij, i cili ka kërkuar një masë më lehtësuese, gjë e cila u mohua nga Gjykata. Troci u arrestua nga policia pas dyshimeve për korrupsion.

Atij iu gjet në banesë një shumë prej 65 mijë eurosh, që dyshohet se i kishte marrë përmes rryshfetit. Troci dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Kadastrës më 24 shtator të muajit të kaluar.

Ai ka punuar për një periudhë gati tremujore si drejtor në drejtorinë e pronave ne Qarkun e Vlorës dhe është zëvendësuar në këtë post nga Bardhyl Gjika, i arrestuar katër ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *