Laçjani të cilit iu bë atentat sonte në mbrëmje është një emër i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm.
Vinçens Piroli, 34 vjeç u qellua me armë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrethana ende te paqarta. Ai është paraqitur në gjëndje të rëndë në spitalin e Lezhës dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumes.
Vetë I plagosuri ka deklaruar se është plagosur në Shkodër, por ende nuk dihen detajet.
Mirëpo emri I tij është I lidhur me një vrasje ne 4 korrik të 2021 në Ulqin.
Policia malazze, shton Vizion Plus, në muajin tetor të vitit të kaluar e shpalli në kërkim duke e akuzuar si një nga autoret e vrasjes së shtetasit malazes Momçillo Gjurishic.
Për këtë arsye Vincens Piroli dhe Dorjan Lala u shpallën në kërkim ndërkombëtar por nuk ishin arrestuar.