Italia ka regjistruar këtë të hënë 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është hera e parë që prej 9 marsit që Italia ka shënuar më pak se 100 vdekje nga COVID-19.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë raportuar këtë hënë 451 raste të reja me koronavirus, shifra më e ulët e të prekurve brenda një dite që prej 2 marsit.

Deri tani, Italia regjistron ne total 225,886 të infektuar dhe 32,007 viktima.

Pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, Italia është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *