E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Kronikë

Italia do prodhojë vaksinën Sputnik V, firmoset marrëveshja me Rusinë

Italia do të prodhojë vaksinën ruse SPUTNIK 5, duke  shënuar kështu marrëveshjen e parë mes nje vendi europian dhe rusise.

 

Reklamë

Marrëveshja, raporton Vizion Plus, është nënshkruar nga nga fondi sovran i shtetit rus që mban licensen  për vaksinën dhe nga kompania farmaceutike italo-zvicerane Adienne Pharma & Biotech, e cila do të prodhojë sputnik 5 në dy fabrika, në Lombardi dhe në Milano.

 

Reklamë

Kompani italo- zvicerane do te nise punen në korrik ndërsa pritet qe deri në fund të këtij viti  të shpërndahen rreth 10 milion doza.Bashkepunimi u konkretizua pas aprovimit nga rregullatorët e brendshëm italian et barnave si dhe pas thirrjes e kryeministrit Mario Draghi për të pershpejtuar fushatën e vaksinimin.

 

Pak dite me pare Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i bashkimit Evropian pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se ajo ende nuk e ka marrë miratimin nga agjencia evropiane e barnave për përdorim nga vendet e unionit.

 

Rezultatet e Vaksines sputnik terhoqen vëmendje te madhe ndërkombëtare pasi efektiviteti i saj arriti ne 91.6 %.

Vazhdo të lexosh

Reklamë