Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Itali ku një shqiptar ka goditur me thikë bashkëshorten.

 

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bolzanos në Itali, ku një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij.

 

Ngjarja ka tmerruar kalimtarët kur kanë parë momentin kur bashkëshorti pas sherrit ka qëlluar me thikë gruan.

 

Sipas mediave të shtetit fqinj, gruaja 29-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.

 

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje është arrestuar nga policia, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkqeve të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *