Për herë të parë, në zonën e Codogno nuk është shënuar asnjë i prekur nga koronavirusi. Komuna e Codognos është tashmë e famshme në të gjithë boten pasi regjistroi rastin e parë me COVID-19 në Itali.

 

Menjëherë ka ardhur komenti i Francesco Passerinit, kryebashkiakut te qytetit e njëkohesisht Presidentit të provincës së Lodit.

 

“Jemi veçanërisht te lumtur për këtë që duket si nje rezultat i madh por duam të themi qe ne, te cilet kemi qene zona e kuqe ne Lodi, karantinimin e kemi bere seriozisht dhe kjo është arsyeja pse ne tani jemi duke dëshmuar rënie në numër. Beteja nuk ka mbaruar, po nëse mbajmë parasysh të gjitha udhëzimet te dhëna nga qeveria atehere do kemi vetem ndonje jave sakrifice dhe pastaj do jemi jashte kesaj”, tha Passerini. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *