Pas atentatit që iu bë mëngjesin e të dielës në plazhin e Torvaianica në Itali, shqiptari Selavdi Shehaj, i njohur si Simone, ka ndërruar jetë në spitalin San Camillo.

Mjekët bënë gjithçka për të nxjerrë plumbin që i kishin dëmtuar shtyllën kurrizore dhe e kishin paralizuar, por nuk ia doli të jetojë.

38-vjeçaru u qëllua nga dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe arritën të humbisnin mes turmës, duke iu shpëtuar policisë.

Ndërkohë, antimafia po heton çështjen. Një nga pistat kryesore ku po hetohet është trafiku i drogës.

38-vjeçari kishtë dy muaj që kishtë lënë arrestin shtëpiak, pasi u dënua me 5 kilogramë drogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *