Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe...

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions...

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë,...

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

“Ismaili nuk shkruan më”, Rama: I trishtueshëm lajmi i largimit të Kadaresë, u ngjit në piedestalin e përjetësisë

1 Korrik 11:14

“Tani nuk është më gojëdhënë, Ismaili nuk shkruan më”, shkruan kreu i qeverisë Edi Rama pas lajmit të trishtueshëm për vdekjen e të madhit Kadare.

Rama e quan shrkimtarin Kadare monument të kulturës shqiptare, i cili tanimë është ngjitur në piedestalin e përjetësisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Berisha: Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës
“Tregimi i tij i sofistikuar krahasohej me Orwell dhe Kafkën”, mediat e huaja shkruajnë për vdekjen e Kadaresë

Edi Rama: Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij.

“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.

Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!

Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtij urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:

“Mendimin tuaj,

që ëndërron në trurin e butë,

si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,

do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;

gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”

Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më.”

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm, 1 korrik 2024.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Edi Rama Ismail Kadare vdes ismail kadare

Nga e njëjta kategori

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar

më shumë...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në BE, më afër se asnjëherë më parë

më shumë...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një 65-vjeçare

më shumë...

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:33

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja...

9:58

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e...

9:45

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama:...

9:43

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga...

9:21

Kaos në Paris pas triumfit të PSG...

9:06

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare...

9:02

Rama publikon pamje nga Tirana me turistë:...

8:53

Reshje shiu në jug të vendit, por...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj...

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

Më të klikuarat

  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • “Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.