Videot pornografike të Mia Khalifa mund të hiqen. Për të arritur këtë qëllim 1,5 milionë njerëz janë bërë bashkë pasi ylli i pornografisë thotë se ka marrë kërcënime me vdekje.

Mia Khalifa bëri 11 filma për të rritur gjatë një periudhe tremujore në vitin 2014.

Pavarësisht se u tërhoq nga industria e të rriturve gjashtë vjet më parë, videot e saj, për të cilat ajo thotë se ajo u pagua vetë 12,000 dollarë, janë akoma jashtëzakonisht të njohura dhe ajo mbetet një nga më të kërkuarat për porno.

Tani 27 vjeç, aktorja libaneze-amerikane madje ka marrë kërcënime me vdekje nga grupi terrorist Isis, pasi ajo u filmua duke kryer akte seksuale me një hixhav. Për këtë filmim pornostarja pretendon se është kryer nën presion.

Mia, e cila ishte rritur katolike, është përpjekur që videot të hiqen më parë nga site të ndryshme, por nuk e arriti dot diçka të tillë.

Por tani fansat e saj kanë krijuar një peticion duke kërkuar që ato të hiqen. Ata e kanë quajtur peticionin “Drejtësi për Mia Khalifa”.

Mia falënderoi fansat e saj dhe tha se të gjithë ata që nënshkruajnë do të jenë të ftuar në festën e ditëlindjes së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *