Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në Krujë 35-vjeçari (EMRI)

Policia e Krujës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar në vitin 2024 nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Operacioni i koduar “Pjesëtari” u finalizua pas administrimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan 35-vjeçarin Armand Dervishi.
Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2024 Dervishi është dënuar nga GjKKO me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Po në të njëjtin vit, ai është dënuar nga Gjykata e Krujës me 9 muaj burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.
Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv




