Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, i ngritur për të hetuar ngjarjet e 6 janarit 2021 në Kapitol, ka votuar që të thërrasë për të dëshmuar ish-presidentin, Donald Trump.

 

Paraqitja  e ish-presidenti Trump bëhet me qëllim zbulimin e rolit të tij në inkurajimin e akteve të dhunës nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve.

 

Tashmë vendimi i Komiteti prej nëntë anëtarësh, shtatë demokratë dhe dy republikanë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se ai nuk bashkëpunon me autoritetet.

 

Ligji federal parashikon që nëse një person nuk vepron në përputhje me ftesën e Kongresit për dëshmi, atëherë shkelja dënohet deri në 1 vit burg.

 

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve ka hetuar për më shumë se një vit sulmin në Kapitol që la pas, disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Gjatë këtyre hetimeve janë thirrur qindra dëshmitarë të ndryshëm përfshirë edhe bashkëpunëtorë të ish-presidenti si dhe stafi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *