Koronavirusi i mori jetën ish-kryebashkiakut të Kavajës, Selim Veizi.

 

Ai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi prej disa ditësh luftonte me sëmundjen.

 

Selim Veizi ka qenë kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist.

 

Për humbjen e tij reagoi edhe presidenti Ilir Meta. Ai shprehu ngushëllimet në “Facebook”.

 

“Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik. Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore! I paharruar kujtimi i Tij!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *