E enjte, 22 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ish-gjyqtarja mbetet në burg, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu.

Fetahu kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, por Apeli i GJKKO vendosi që ajo të vijojë të qëndrojë në qeli.

Reklamë

Pajtime Fetahu u arrestua me urdhër të SPAK, pasi emri i saj doli në dy dosje të rëndësishme.

Ajo ishte përfshirë në organizatën kriminale të Çopjave, si dhe në grupin e Suel Çelës në Elbasan.

Reklamë

Fetahu akuzohet se ka favorizuar bandat me vendimet e saj, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Përfshirja e saj me krimin e organizuar u zbulua pas zbërthimit të aplikacioneve të koduara SKY ECC./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë