E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Irani sulmon hapësirën ajrore turke/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me aleatin e NATO-s dhe partnerin strategjik

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dënuar sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore turke.

Përmes një reagimi, Ministria e Jashtme ka shkruar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, i cili është partner strategjik i vendit tonë dhe aleat i NATO-s.

Reklamë

Ministria e Jashtme deklaron më tej se sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë:

Reklamë

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.

I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.

Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë