Irani ekzekutoi katër burra pasi ishin dënuar me vdekje se kanë spiunuar për Izraelin. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me inteligjencën izraelite në një komplot për të sabotuar një instalim ushtarak të Republikës Islamike, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve të drejtësisë.

Katër të pandehurit u arrestuan më 23 korrik 2022 dhe u akuzuan për përgatitjen e një operacioni kundër një qendre të Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan, një qytet i madh në Iranin qendror, në emër të Mossad, agjencisë izraelite të spiunazhit.

Dënimi me vdekje i katër anëtarëve të një grupi të lidhur me organizatën e spiunazhit sionist, të cilët u arrestuan… për planifikimin e një operacioni bombardues në Isfahan, është kryer mëngjesin e sotëm”, raportoi Mizan Online./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *