Kryetari i Gruput Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian mbi Progres Raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, për vitin 2022 se të gjitha gjetjet e këtij raporti janë në linjën e konfirmimit të përmbushjes së kritereve për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim.

 

 

“E para lidhur me gjetjet kryesore të raportit të Komisionit Europian të vitit 2022, besoj se të gjithë bashkëndajmë vlerësimin se ky raport vjen fill pas momentit më të rëndësishëm atë të fillimit formal të bisedimeve për anëtarësim dhe menjëherë pas saj fillimi i procesit screening dhe unë vlerësoj se ky konfirmim vjen edhe si një njohje e një angazhimi të vazhdueshëm edhe të arritjeve të reformvae dhe të qëndrueshmërisë së vendit në përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian. Të gjitha gjetjet e këtij raporti janë në linjën e konfirmimit të përmbushjes së kritereve për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim. Ajo që dua ta them dhe që të jetë shumë e qartë është fakti që në tërësi vlerësimi për ecurinë në çdo kapitull të Acquis janë pozitive. Nuk ka asnjë kthim pas në parimet themelore, në 32 nga 33 kapituj ka progres. Fusha ku është evidentuar progresvlerësimi natyrshëm është ajo e drejtësisë, ku është rritur vlerësimi në nivelin mesatar të përgatitjes dhe besoj që biem të gjithë dakord që jemi ndër vendet me të cilat mund të krahasohemi , vendet në të cilat janë në process, jemi vendi që ka progresin më të dukshëm. Në këtë fushë kemi vlerësimin më të mirë krahasuar me vendet e tjera, prat ë paketës sonë të zjgeruar, fushga ku vijohet vlerësimi më I lartë në një nivel më të mirë përgatitjeje është ajo e marrëdhënieve me jashtë sigurinë dhe mbrojtjen dhe këtu nuk e fsheh që e mirëpres faktin që një pjesë e opozitës ka të njëjtën qasje për çështjet e politikës sonë të jashme dhe të faktit që Shqipëria e ka përafrimin e saj 100% me politikën e jashtme të Bashkimit Europian”, deklaroi Balla.

 

 

Sipas Ballës, fusha në të cilën duhet përqëndruar vëmendje për zbatimin e rekomandimeve të komisionit është liria e shprehjes dhe natyrshëm gjej rastin ta ripërsëris edhe një herë,meqenëse kërkuat vullnetin e shumicës këtu të paktën në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 

 

“Si Kryetar i Grupit të shumicës mund të ua rishpreh edhe njëherë faktin që ligji për mediat i depozituar gjatë vitit 20220 është tërhequr zyrtarisht. Ai prohjektligj është i bazuar në një ligj të Bundestagut gjerman, ligj shumë më I butë se ligji gjerman, por duke qenë se Shqipëria është nxënësi I mirë në paketën e zgjerimit dhe natyrshëm që gjithmonë e marim në konsideratë kërkesat që vijnë nga komisioni , kjo çështje quhet një çështje e ezauruar por duke rikujtuar nevojën që ju znj. Açka në bashkëpunim me z. Koçi bashkë me kolegë të tjerë në komisioni tuaj duhet të puanjmë të gjithë së bashku për një kuadër rregullator ligjor për të mbrojtur të vërtetën nga shpifja nga keqinformimi. Pra ajo që ka nevojë Shqipëria është një media e lirë nga pushtetet pra një pushtet i katërt i vërtet, por një media edhe së vërtetës, dmth ajo që duhet të pranojmë të gjithë së bashku është fakti që një pjesë, ju folët për gazetarët unë jam shumë mbështetës ndaj gazetarëve. Por kur institucionet tatimore të shkojnë të kontrollojnë finanacat të një medjaje , nëse ja paguajnë sigurimet shoqëroregazetarëve politikanët nuk duhet ti dalin në krah pronarëve të medias por duhet mbrojnë gazetart e thjeshtë. Besoj se biem të gjithë dakord pëtr këtë. Përsa I përket çështjeve që u thanë për tu kthyer te progres-raporti unë mendoj që ato që janë kryefjala e vlerësimeve pozitive përveç faktit që në 32 kapituj kemi vlerësim pozitiv ose progres sepse ndaj quhet edhe raport progresi. Përsa i përket kriterit politik nuk ka munguar zj.Tabaku vullneti politik i mazhoranëc dhe i qeverisë për ta mbajtur fokusin tek reformat e lidhura me rrugëtimin europian.Në fushën e administratës publike është mesatarisht I përgatitur që është më e lartë se një pjesë e vendeve tjera të paketës dhe rekomandohet vemendja në këtë fushë për të nxitur më shumë progres.

 

Edhe një herë sepse e pashë që patët një reagim pa zhurmë përsa i përket sistemit gjyqsor, ai ka arritur nivelin mesatar të përgatitjes duke shënuar një vlerësim më të mirë se viti i kaluar, reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë vazhdon dhe ka rezultuar në progres të përgjithshëm. Rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar të anvacojë në mënyrë të qëndrueshme dhe këtu shumë faleminderit opozitës, flas për opozitën që vazhdon të ketë orientimin euroatlantik jo ata që u janë kundërvënë SHBA. Ka njëfarë niveli përgatitjeje Shqipëria edhe në përpjekjet për të ndërtuar një trakt rekord hetimi të ndjekjes penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit i cili ka dhënë disa rezultate dhe vendi gjithashtu ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë progress në plotësimin e e rekomandimit të vitit të kaluar. Në fushën e të drejtave themelore vendi unë përmbush standardet ndërkombëtare të mbrojtjes, e fundit që është shumë e rëndësishmë, ky është viti 18 në Kuvendin e Shqipërisë e vërteta është që një prezantim kaq dinjetoz të progresraportit nga ana e qeverisë në këto 18 vite nuk ka ndodhur asnjherë, dhe natyrshëm gjej rastin të falenderoj ju si kryetare të komisionit që krijuat këtë mënyrë raportimi dhe natyrshëm gjith ekipin nga kryenegociatorja me të gjithë negociatorët e tjerë duke i shprehur edhe mbështetjen edhe të kolegëve që ky është një proces i vështirë , procesi i negociatave ka ato shembujt e vet pozitiv dhe negative, ka vende që kanë negociuar për 30 muaj dhe ka vende që ende nuk kanë hapur asnjë kapitull për 300 muaj kështu që ne duhet të jemi në vendet e rastit të parë që përmenda dhe shpresoj që ne të hecim përpara”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *