Ambadadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca këtë të premte është shprehur se BE do të vazhdojë të mbështese fuqimisht rrugën e integrimit për Shqipërinë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Soreca shkruan se angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur.

 

“Angazhimi i #EU ?? për integrimin në BE të #Albania ?? mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE, për të sjellë përsëri popullin shqiptar në familjen që i përket. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE-në, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta për sa i përket #demokracisë dhe ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *