Subscribe

Komisioni i reformës zgjedhore ka vendosur te beje një ndryshim radikal ne administrimin e proceseve elektorale ne Shqipëri, duke nxjerre jashtë loje komisioneret politike.

 

Ekspertet kane hartuar një draft ku parashikohet ndryshimi i plote i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ndërkohë qe procesi i votimit e numërimit do te realizohet nga nëpunës te administratës shtetërore.

 

Sipas këtij propozimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te jete një institucion qe përbëhet nga 3 organe, te gjithë ne parim jo politike.

 

Këto 3 organe janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili do te ketë rolin e administratorit; Komisioni Rregullator me 5 anëtarë, i cili do te ketë te gjitha kompetencat qe ka sot KQZ, përjashto ankimet; dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 anëtarë i cili ka te gjitha kompetencat e KQZ aktuale për fazën e ankimeve.

Këta 9 anëtarë te KQZ do te zgjidhen nga parlamenti me 84 vota, e ne rast se mungon konsensusi ata do te përzgjidhen me short.

 

Ne këtë draft parashikohet depolitizimi i te gjitha niveleve te administratës zgjedhore dhe për këtë arsye KQZ krijon bazën e zyrtareve zgjedhore te cilet merren nga administrata dhe nese shkelin ligjin gjate zgjedhjeve humbasin statusin e nëpunësit civil.

 

Ajo qe bie ne sy ne këtë draft është se ekspertet e KQZ i kane lënë kompetence te zbatoje teknologjinë ne zgjedhje qe është kusht i PD dhe votimin e emigranteve qe është kusht i PS. Vota e emigranteve do te shkoje e gjitha për te zgjedhur deputetet e qarkut Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *