Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ibrahimoviç var “këpucët në gozhdë”, lamtumira e “mbretit” suedez emocionon “San Siro-n”

5 Qershor 06:45

Lot dhe emocione në ceremoninë e lamtumirës nga futbolli i luajtur për Zlatan Ibrahimoviç në “La Scala-n” e futbollit Italian, San Siro. Klubi dhe populli milanist i kishte përgatitur kampionit të madh suedez një ceremoni të veçantë, si për t’i shprehur mirënjohjen e thellë për gjithçka Zlatan ka dhënë për fanellën e Milanit dhe në tërësi për kontributin e tij të madh në futboll. Pas 25 vitesh karrierë si futbollist profesionist, ku fitoi thuajse gjithçka, Ibrahimoviç vari këpucët në gozhdë në moshën 42-vjeçare, vendim normal për moshën dhe jo vetëm edhe për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në sezonin e fundit. Pikërisht për këtë arsye, në duelin e fundit kundër Veronës ai doli në tapetin e San Siros jo me kostumin e ndeshjes me numrin e 11, por drejtuesit e Milanit ia stampuan këtë fanellë përjetësisht. Zlatan mes lotësh konfirmoi se do të vazhdoj të jetë i lidhur profesionalisht me Milanin, ku me gjasë mund të marrë post. Suedezi është padiskutim ndër më të mëdhenjtë e dekadave të fundit. Ai e nisi karrierën tek Malmo, klubi i tij i parë në Suedi përpara se të kalonte tek gjigandët holandezë të Ajax, ku u bë blerja më e shtrenjte në histori në atë kohë. Kapelo e nuhati talentin e tij dhe e mori tek Juventus ku e ktheu në makineri golash edhe në serinë A, pavarësisht se për shkak të skandalit të Calciopolit u detyrua të transferohej tek Inter, aty ku fitoi kampionate duke kapur majat, të cilat e detyruan Barcelonën ta blinte për një transferim rekord në 2009. Përshtatja me ambientin atje ishte e keqe, ndaj u kthye në Itali këtë herë tek Milan, ku ishte protagonist i madh i kampionatit të fituar, përpara se kriza financiare e Milanit ta detyronte të shkonte tek PSG . Shpejt u kthye ne mbretin e Parisit, një idhull dhe lider i padiskutueshëm. Më pas vitet e tranzicionit tek Manchester United dhe Los Anxhelos Galaksi përpara se te rikthehej tek klubi, të cilin ai thotë se e dashuron më shumë se çdo gjë tjetër, Milani..Erdhi në momentin më të dobët, por ishte protagonist me gola në sezonin e titullit edhe pse 40-vjeç. Në karrierën e tij është shpallur 12 herë lojtari suedez i vitit. Ka fituar trofe e ka shënuar gola pa fund, ka fituar simpati e ka krijuar gjithashtu antipati pa fund, por me siguri i njihet merita e një bomber dhe e një lideri që rrallë i vjen futbollit.

Posted Under:
Bota Kryesoret Sport
Tagged:
Ibrahimoviç legjende Milan San Siro

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë unazat e martesës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.