Qindra të punësuar në sektorin fason kanë protestuar për ditë me radhë, pasi ata nuk kanë marrë asnjë lekë nga dy paketat e qeverisë.

Por Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj  kishte një përgjigje për këtë kategori. Gjatë intervistës në “E-Zonë”, Ibrahimaj tha se paketa e dytë ka ndryshuar dhe se këta punëtorë do të jenë përfitues.

Sipas vendimit të qeverisë, çdo i punësuar që është larguar nga puna në datën 1 mars deri në datën 17 maj do të jetë subjekt përfitues i ndihmës prej 40 mijë lekësh.

Nga kjo e hënë çdo biznes do të duhet të aplikojë deri në datën 5 qershor. Në rast se sipërmarrësi nuk e kryen aplikimin ai do të gjobitet, ndërsa shuma përfituese do të kalojë direkt në llogarinë e individëve, pas kontaktit nga ana e administratës tatimore.

Kjo e fundit ka nisur mijëra sms, mesazhe në drejtim të qytetarëve që janë përfitues të kësaj skeme duke i informuar ata se pronari i tyre duhet të kryejë aplikimin.

Sipas të dhënave, me këtë ndryshim ligjor të afateve, nga paketa e dytë rritet numri i përfituese nga 176 mijë që ishte parashikimi fillestar në mbi 190 mijë individë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *