Ish-presidenti Bujar Nishani ka shpërthyer sërish ndaj kryedemokratit, Luzim Basha, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

 

Sipas tij, Basha nuk po dëmton vetëm PD-në, por po dëmton rëndë edhe Shqipërinë.

 

“L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike.  Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L. Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar. Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ? Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë ! Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste. L. Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës. Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal.  Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria”, shkruan Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *