Subscribe

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet si porositësi i atentatit me tritol në Kamëz ndaj Gjon Menës, raporton Vizion Plus.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 shkurt në rrugën Silvio Berlusconi në Kamëz, ku shënjestra ishte biznesmeni. Lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e tij tip BMW ku nga shpërthimi ai mbeti i plagosur.

 

Dy ditë pas ngjarjes, policia e Tiranës arrestoi dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi. Por arrestimi i tyre u mbajt i fshehtë nga efektivët për shkak të hetimeve. Gjykata më herët vendosi arrest me burg për të rinjtë të cilët akuzohet se ishin personat që i vendosën tritolin Menës në automjetin e tij.

 

Kanë qenë kamerat e sigurisë, që kanë ndihmuar në gjejten e autorëve të ngjarjes. Pas arrestimit të tyre, Enver Jakimi ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësisë duke nxjerrë në skenë emrin e të fortit të rrugës së Myslym Shyrit Gjergj Cukali.

 

Sipas dëshmisë së Jakimit, ishte pikërisht Cukali personi që u ka kërkuar atyre t’i vendosin tritolin Menës. I penduari rrëfeu se për këtë punë Cukali do t’i paguante 30 mijë euro, por si fillim u kishte dhënë vetëm 2 mijë euro në dorë. Por organi i akuzës ka dyshime se pas Cukalit qëndrojnë persona të tjerë që e kanë porositur vrasjen.

 

42-vjeçari është një emër i njohur për policinë.  Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar 2019. Por më pas ai u la i lirë nga Apeli pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *