Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 64-vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi, biolog dhe ambientalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Po ashtu, ai është zbulues i “Tulipanit Shqiptar”.

Ai ishte i shtruar prej dy javësh tek “Shefqet Ndroqi”. Lajmin e trishtë e kanë dhën miqtë e tij, ku ndër të tjera shkrujnë se ai ishte një njeri fisnik dhe familjar model.

“Besniku ishte një prind shembullor, një mik dhe shok i jashtëzakonshëm, një burrë fisnik, që shquhej për përkushtim e devotshmëri ndaj punës dhe miqve të shumtë”, shkruajë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.

Për humbjen e biologut të njohur kuksian ka shkruajtur edhe prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana.

“Lajm i trishtë për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes , të afërmeve , shokëve e miqëve të tij. Lamtumirë Besnik Hallaçi , paç dheun e lehtë.”

Edhe kryetari i Bashkise Kukes, Safet Gjici shprehu ngushellime per humbjen e biologut Besnik Hallaci.

Në faqen e tij zyrtare të “Facebook”, Gjici shkruan: “Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi.Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian. U prehsh në paqe!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *