E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I shtrirë në tokë, publikohen pamjet nga lokali në Guayaquil ku u vra shqiptari

Dalin pamjet nga vrasja e një shqiptari, në një lokal në Guayaquil të Ekuadorit.

 

Reklamë

Në pamjet e publikuara sot nga mediat e vendit, në lokalin ku ndodhi ngjarja mund të shihet trupi i pajetë i Ergys Dashit. Në vendin e ngjarjes të pranishëm janë ekspertë të kriminalistikës dhe staf i lokalit. Mbi 34-vjeçarin, për të cilin thuhet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, është qëlluar disa herë. Policia gjeti në vendin ku ai po darkonte të paktën 20 plumba.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 19.00, kur dy burra, një prej tyre duke mbajtur një buqetë me lule në dorë u futën në lokal duke shmangur stafin që u kërkonte certifikatën e vaksinimit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë