Subscribe

Këngëtari shumë i dashur për publikun Vedat Ademi ka rrëfyer jetën e tij të re në Amerikë, ku është shpërngulur prej vitesh së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin, Admei tha se vendimi për të emigruar erdhi spontanisht, pasi bashkëshortes së tij i doli llotaria amerikane.

Ai më tej shtoi se fillimi për të ka qenë i vështirë, por tashmë që edhe kanë marrë pasaportat situata është edhe më e lehtë.

“Ka vështirësitë e veta, por i kalon shumë shpejt dhe e gjetëm veten.

Bashkëshortja aplikoi për llotari. I doli dhe u detyruam të vinim dhe ta bënim këtë sakrificë. Unë nuk e kam dashur shumë. Erdhi spontanisht. Duke qenë ekonomiste dhe me eksperiencë pune, e kishte më të lehtë fillimin. Aktualisht është në profesionin e saj dhe është shumë mirë. Për shumë vite edhe unë kam zhvilluar aktivitetin tim live, dhe erdhi një moment për një shkëputje pasi ishim lodhur shumë. Morëm vendimin të iknim dhe të merrnim pasaportën normalisht.

Sado që mund të jetë bukur këtej, karriera, shoqëria dhe familja janë andej dhe nuk ndihesh asnjë herë i plotësuar. Por kur bëhesh familjar ndryshon njeriu. Nuk duhet të bëhemi egoist dhe të mendojmë vetëm për veten”, tha Ademi.

Por a e vazhdon Vedat Ademi karrierën e tij në SHBA?

Unë vazhdoj të kem aktivitetet të shpeshta në Amerikë. Jo me të njëjtin intensitet si në Shqipëri. Vazhdoj të bëj profesionin tim. Kushtet janë të mundura. Jam i lumtur që këtë vit të jem më i përkushtuar. Pandemia ka qenë i vështirë për të gjithë dhe do poak kohë që njeriu të rikthehet në normalitet”, tha këngëtari në një intervistë në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *