Një i ri nga Vlora ka kërcënuar se do te hidhej nga lartësia, nëse nuk do te plotësoheshin kërkesat e tij, per rreth tre ore, 25-vjeçari Erion Selimaj ka qëndruar ne maje te vinçit pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Ai tha se do te vetëvritej, pasi nuk ndihmohej nga shteti. I riu është jetim dhe per shkak te mungesës se nje pune dhe strehe, ai është detyruar te vjedhë. 25- vjeçari nga Vlora ka akuzuar kreun e Bashkisë se Vlorës, se jo vetëm nuk i ka dhëne ndihme, por sipas tij ka dashur edhe ta burgose. Pas tre orësh negociata, ndërhyrjes se policisë, Avokatit te Popullit dhe premtimit te kryebashkiakut te Vlorës per ndihme, 25-vjeçari i ka dhëne fund aventurës ne maje te vinçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *