Ndryshe nga ditët e fundit, këtë të hënë në Shqipëri u regjistrua një viktimë nga koronavirusi.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, jetën e humbi një 63-vjeçar nga Saranda.

 

Ndërkohë, pas testimit të 2.103 qytetarëve, u konfirmuan pozitivë vetëm pesë prej tyre.

 

Betejën me sëmundjen e fituan 38 pacientë, ndërsa në spitale vijojnë të shtruar 24 persona, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *