Uilliam Shekspir, një 81-vjeçar në Britaninë e Madhe që u bë i njohur në të gjithë botën sepse ishte i dyti në të gjithë botën që mori vaksinën anti-COVID, ka ndërruar jetë.
Siç raportojnë mediat britanike, ai vuante nga një sëmundje.
Pensionisti bëri historinë kur iu dha doza e parë e Pfizer, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan, në një kohë kur një pjesë e mirë e vendeve të tjera luftonin akoma me sëmundjen dhe për të siguruar vaksinat.
Ai tërhoqi vëmendjen edhe për arsyen se emri i tij është ai i shkrimtarit të famshëm.