E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar për trafik droge dhe anëtar në organizatë kriminale, arrestohet në aksin Elbasan-Peqin vlonjati, pritet ekstradimi në Spanjë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan–Peqin, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Reklamë

Për këtë shtetas, Gjykata Juzgado Central de Instrucción n.º 1 – Audiencia Nacional ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Për këto vepra penale, Kodi Penal i Spanjës parashikon dënim maksimal deri në 9 vite burgim.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë