Një 55 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar këtë të premte, pasi ishte dënuar me 4 vite burg.

 

Policia e Mirditës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Kol Rregji, 55 vjeç, i cili ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

 

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara  bimë narkotike cannabis sattiva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *