Subscribe

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për situatën parazgjedhore në vend, si dhe për pozicionin e tij në listën e PS në Tiranë, ku renditet i 23-ti.

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’, ish-ministri ka sqaruar se roli i tij në Reformën në Drejtësi është mjaft i rëndësishëm. Sipas tij, kjo është dhe një nga arsyet pse duhet të jetë në Parlament.

“Një individ ka luajtur rol në gjithë këtë proces dhe mund të luajë dhe duhet të luajë rolin e tij në zhvillimin dhe zbatimin e kësaj reforme. Natyrisht, duke pasur përsipër dhe barrën e njeriut që e ka iniciuar, padyshim jam një garanci më shumë për të vigjiluar, për ta mbështetur, mbrojtur dhe zhvilluar këtë projekt deri në ngritjen e plotë të insitucioneve për të ecur normalisht me këmbët e veta. Ky është roli im dhe besoj që ka qenë një rol aktiv dhe mbetet përsëri një rol aktiv. A duhet të jem edhe unë në Parlament për ta bërë këtë gjë, unë mendoj që po… Ata do ta vendosin…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *