E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Humor shkodran për korçarët/ Nata e katërt e “Koko Fest” ngjit në skenë komedinë “Zona e pritjes”

Nata e katërt e Koko Fest iu kushtua Shkodrës. Në skenën e Hanit të Pazarit publiku korçar duartrokiti humorin e artistëve shkodranë, të cilët ngjitën në skenë komedinë e zezë “Zona e Pritjes”, me regji të Fatos Berishës.

 

Reklamë

Për kastin realizuaes, vepra është aktuale pasi godet problematikat në shëndetësi, dhe të gjitha ngërëet që njerzëit hasin në përditshmëri.

“Nuk është e lehtë sigurisht, por jeta duhet të vazhdojë. Të gjitha aktivitetet po fillojnë ngadalë të rikthehen të ecin para. Teatri nuk ndalet këtu.”

Reklamë

 

Për aktorët, edhe shfaqjet e ngjitura në skenat jashtë teatrove janë një gjetje interesante, por ata kanë një kërkesë: rikthimin e shfaqjeve teatrore.

 

“Deri tani po mundohemi kështu me mjete rrethanore siç është rasti i festivalit “Koko Fest” dhe për mendimin tim, ka bërë jashtëzakonisht mirë që nuk e ka ndërprerë këtë vit, pavarësisht situatës.”

 

Pas natës së Shkodrës, në këtë festival të veçantë do ta marrë stafetën qyeti i Durrësit, që pritet të sjellë komedinë e njohur “Shirli Valentina” në parkun Rinia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë