Vrasja e dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani nga ish-partneri i tyre, 59-vjeçari Përparim Ademi ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. ERT ka raportuar ngjarjen që shokoi vendin.

Në artikullin e publikuar nga media greke, theksohet se vrasja e dyfishtë e ndodhur më 31 dhjetor zbuloi rrjetin e trafikimit të foshnjeve. Madje u raportua se ai i la dy gratë shtatzëna dhe më pas i detyroi të shesin fëmijët e tyre

ERT ka cituar fjalët e motrës së viktimave, e cila tregoi se si Ademi i dërgonte në Greqi për të punuar si prostituta: “Ai i merrte motrat e mia dhe i dërgonte në Selanik. Atje ai i detyronte që të punonin si prostituta. Ademi i la motrat shtatzënë dhe i detyroi që të shisnin foshnjat e tyre.”

Ndërkohë, Bashkim Metani, vëllai i dy motrave të vrara tha se Përparimi kishte lidhje me një avokat në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *