Policia kanadeze ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e 5 personave.

I riu dyshohet se ka djegur 3 fëmijë në një makinë, ndërsa dy gra të pajeta u zbuluan në provincën e Manitoba.

“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë.

Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman.

Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe, pak kohë më vonë, në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *