Një shtetas u arrestua dhe një tjetër po ndiqet në gjëndje të lirë për shkak se përdornin dokumente të falsifikuara duke u hequr si policë.

Forcat  “Shqiponja”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestuan shtetasin Julian Muca, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *