Miratimi i planit rregullues te bashkisë Himarë është bere shkak për krijimin e një situate te tensionuar ne mbledhjen e këshillit bashkiak te këtij qyteti. Nje grup njerëzish te shoqatës “Omonia” te mbështetur edhe nga biznesmeni Nikollaq Neranxi, kane bllokuar mbledhjen e këshillit bashkiak, duke kërkuar mos miratimin e planit vendor.

 

Ky fakt ka krijuar momente tensioni ne sallën e këshillit bashkiak, çka ka sjelle edhe anulimin e mbledhjes. Kreu i Bashkisë Himare Jorgoro i kontaktuar nga Vizion Plus, tha se pamjet e konfliktit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë se institucionit dhe se filmimet do t’i dërgohen  policisë. Sipas tij, nuk mundet qe individët te bllokojnë punën e një institucioni. Miratimi i planit vendor te Himarës është bere prej kohesh shkak per debat me përfaqësuesit e minoritet grek, te cilët pretendojnë se plani nuk sjell zhvillim.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *