Më në fund është hedhur dhe shorti i kategorisë së parë ku 18 skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre për sezonin 2020-2021. Si gjithmonë  ekipet u ndarë në 2 grupe veri e jug,  ku dhe këtë vit u panë ndryshime sa i takon klasifikimit.

Risi ishte kalimi i Egnatias në jug kur sezonin e fundit kjo skuadër luante në grupin e veriut. Sa i takon javës së parë në grupin A, Dinamo luan ndaj Erzenit, Besëlidhja e pret në Lezhë Vorën. ndërsa Partizani  nuk do të zhvillojë takim në javën e parë të sezonit.

Në grupin B, Flamurtari e nis në shtëpi me turbinën.

Besa udhëton në Lushnje, ndërsa Pogradeci pret Luftëtarin, derbi i kryeqyteti në grupin A mes partizanit B e Dinamos do të luhet më javën e gjashtë.

Kampionati i kategorisë së parë me shumë mundësi do të nisë më datën 17 tetor, por ende nuk është  zyrtarizuar nga FSHF-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *