Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Beratin.

 

Sipas raportimeve paraparake një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

 

Viktimat janë Kujtim dhe Këze Agalliu, 80 dhe 75 vjeç.  Çifti i pleqve kishte dy fëmijë në emigrim, ndërsa thuhet se njëri prej tyre vuante nga skleroza.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

 

Mësohet se çifti i të moshuarve ka gjetur vdekjen.

 

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *