Subscribe

Policia ka marrë të gjitha provat e duhura në bashkëpunim me prokurorinë për të hetuar nëse ka patur shkelje e abuzime në pallatet e shembura e të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj siguroi se të njëjtat prova janë marrë edhe ato objekte që janë në plan për t’u shembur.

 

 

SANDER LLESHAJ

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

 

Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me këtë cedim që kanë patur në disa godina, kryesisht pallate dhe disa godina të tjera. Kanë punuar për të evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale. Të gjitha pallatet ku ka patur humbje jete njerëzore, janë skena krimi, konsiderohen nga Policia si skena krimi dhe si të tilla janë trajtuar. Aty janë grumbulluar provat materiale dhe janë administruar në bashkëpunim me Prokurorinë.

 

 

Ministri Brendshëm theksoi se hetimi do të kryhet për tri kategori njerëzish.

 

 

SANDER LLESHAJ

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

 

Ajo që pason tani është hetimi. Hetimi i thelluar i dokumentacionit, i përgjegjësive dhe kemi dy kategori përgjegjësish këtu: kemi kompanitë e ndërtimit ose ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar pallate me cilësi jo të përshtatshme; kemi ata që kanë ndërhyrë në pallate dhe i kanë kthyer ata në rrezik për qytetarët, dhe kemi edhe administratorët, kemi pjesë të administratës, të cilët kanë qenë rojet publike që këto gjëra të mos ndodhin. Pra janë këto 3 grupe, të cilat do të hetohen me rigorozitet maksimal. Edhe njëherë theksoj se askush nuk vë gishtin në një pallat, pa u marrë të gjitha provat, fotot, materialet e gjithçka. Gjithçka është marrë dhe do të merret deri në fund.

 

 

Lleshaj theksoi se aktualisht policia është përqendruar tek banesat kolektive dhe pastaj në një faze të dytë në banesat individuale.

 

Lidhur me rastin në fjalë edhe prokuroria po kryen veprimet hetimore përkatëse, me marrjen e provave të domosdoshme në vendngjarje për verifikimet e duhura që do të bëhen më pas.

Njëkohësisht vijon dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *