Licenca për një linjë transporti udhëtarëesh është bërë shkak për dhunimin e Kryetarit të Bashkisë së Selenicës ditën e sotme.

Policia bëri të ditur se kryebashkiaku Pellumb Binaj është dhunuar nga një biznesmen nga Vlora.

Bëhet fjalë për shtetasin Pellat Bonaj që merret me transportin e  udhëtarëve në Vlorë. Ky person, tashmë i arrestuar, pretendon se kryebashkiaku I ka hequr licencen e linjës së trasnportit të udhëtarëve nga Vlorë në Sevaster.

Pak pasi bashkia Selenicë I ka dhënë linjën një tjetër kompanie, biznesmeni vlonjat kërkoi llogari tek kryebashkiaku.

Një sherr në qytetin e Vlorës që përfundoi me dhunimin e numrit “një” të Selenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *