Subscribe

Për herë të parë pasi u lirua nga Gjykata e Përmetit me masë sigurie detyrim paraqitje , botuesi i njohur dhe pronari i UET-së Henri Çili, ka deklaruar se nuk ka shkelur asnjë normë ligjore përmes studios së tij.Ai ka pranuar se si botues ka takuar njerëz të drejtësisë por nuk ka ndikuar ne asnje vendim .

 

“Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime.  Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim. Nuk kam takuar për këto dy çështje asnjë gjykatës dhe funksionar të sistemit të drejtësisë, dhe në jetën time nuk kam takuar asnjë gjyqtar dhe funksionarë për të ndikuar në një proces të ardhshëm gjyqësor.”

 

Cili ka permendur  edhe dy dosjet e marra nga studio e tij ligjore ate te Feti Yzeiraj , ku e vlerësojë si një ceshtje emergjence  , pasi duhej kapur afati ligjor  ,dhe ate të arbjon Aliko , ku theksoi se ishin në proces  diskutimi.

 

Kur një gjykatë e lartë nuk ekziston, kur stoku i dosjeve është i tillë, është absurde edhe sikur të kishte qëllimi im, që nuk ishte qëllimi im .Ekziston mundësia për çështje të rënda që psikologjikisht e përjetojnë dënimin e përjetshëm, është hapësirë ligjore të kërkohet përshpejtimi i çështjes. Përshpejtimin e kam kërkuar, a ka mundësi të ishte çështja e parë. Por nuk kam ushtruar asnjë ndikim”,  Çështja e parë është komplekse me 13 të dënuar, për kompleksitetin që ajo ka dhe vlerësimit të ekspertëve të mi, unë nuk jam profesionist i fushës, unë jam pronar mazhoritar i studios ligjore. Dhe kam të njëjtat tagra si avokatët e studios, deri në shkallën e tretë duhej të shkonin deri në një x kufi. Është një diskutim për një person, për 12, 13, totali i çështjeve të kësaj natyre, përshembull unë do të them një detaj, mendohet se janë kamionë me dokumente, çështja është komplekse me shumë elementë dhe persona. Kush e ka caktuar një kufi të kontratave? Askush, palët negociojnë”.

 

Henri Çili u arrestua  rreth një javë më pare pasi prokuroria ngriti 6 akuza ndaj tij ndërsa Gjykata e Përmetit vendosi ‘detyrim paraqitje’ duke i rikthyer lirine .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *