Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Nga nesër kemi një Hënë të re që është totalisht ndryshe. Është një Hënë që do të nxisë nisje të reja, të mbara, te të lindurit në fund të çdo shenje. Në varësi të emocionit është edhe zhvillimi i agjendës së gjithsecilit.
Me këtë Hënë të re ndikon edhe Venusi, që do të jetë te Shigjetari, në një hyrje të mirë me Gaforren. Situatat e hatërmbetjeve, gjërat që na kanë mërzitur, i lini pas me një mendje të lehtë dhe vendosni ngjyrat e bukura të fundvitit përpara sherreve dhe debateve.
Sot dhe nesër, kujdes me shpenzimet dhe blerjet. Jo shpenzime të paplanifikuara.
Dashi
Sot ka vendosur të lërë pas shqetësime apo ngarkesa që kanë pasur të bëjnë me punën e tyre. Nga nesër nisin intensivisht të mendojnë për gjërat e bukura. Udhëtimi dhe lëvizja do të ngjyrosin agjendën, pavarësisht buxhetit të tyre. Mund të jenë lëvizje të mëdha, por do t’i sigurojnë vetes luksin e të pushuarit.
Demi
Kjo Hënë e re, në ndërveprim me Venusin dhe me trekëndëshin te Saturni, do t’i bëjë të projektojnë edhe një herë çështjet emocionale. E kanë gjetur veten të lodhur dhe të ngecur, me pikëpyetje të mëdha në këtë drejtim. Ka ardhur momenti i vendimeve për veten dhe për të mirën e vetes. Do të rezultojnë shumë pozitive.
Binjakët
Me Hënën e re përballë, do të bashkëpunojnë mirë me iniciativat që do të marrin njerëzit në ambientin ku e gjejnë veten: në familje, çift apo në ambiente profesionale. Siguria që do të ndiejnë do t’i bëjë të kenë mundësi të buzëqeshin dhe të argëtohen.
Gaforrja
Venusi është në një hyrje shumë të mirë dhe pozitive me Jupiterin te Gaforrja. Kjo do të thotë që duket sikur nga nesër rizgjojnë pasionin si me buton. Ristartojnë një 14-ditësh që, në çdo hap të punës apo jetës, ta veshin sërish me ngjyra. Pasioni do të ngjyrosë ditët tuaja.
Luani
Është një Hënë e re favorizuese për mënyrën si do të rrjedhë agjenda juaj. Faktori i së papriturës është ai që do të përcaktojë produktin, por sido që të ndryshojë agjenda, rezultati do të jetë shumë i mirë. Është një Hënë surprizuese dhe do të rrisë intensitetin e ngjyrave të bukura për ta.
Virgjëresha
Me çështje që i përkasin punës, shtëpisë dhe trupit tuaj do të merreni këto ditë. Kjo Hënë e re ju jep mundësinë të jepni zgjidhje përfundimtare situatave dhe çështjeve me të cilat do të merreni këto 14 ditë. Riorganizuese dhe selektive si Hënë: çfarë është e rëndësishme vjen me ta, të tjerat mbeten pas.
Peshorja
Me njohje sociale, zhvillime dhe në qendër të vëmendjes, kjo Hënë e re do të nxisë diskutime serioze për bashkëpunime. Ka një lloj ndjesie fati, pa munguar ngjyrat e dashurisë. Venusi te Shigjetari nxit dëshirën për flirt. Do t’i shijojnë festat.
Akrepi
Me këtë Hënë e re kanë vendosur të jenë pozitivë me njerëzit që do t’i rrethojnë. Do të tregojnë anën më të mirë dhe duan të shijojnë fundvitin të rrethuar me dashuri. Ky pozicionim i tyre do të ndihmohet nga Hëna e re. Ka edhe lëvizje ekonomike, përgjithësisht dalje, por gjithsesi nuk do t’u prishet terezi.
Shigjetari
Kjo Hënë e re i përket Shigjetarëve. Iniciativat serioze janë për të lindurit në ditët e fundit të muajit. Mund të ketë diskutime në lidhje me pronësi apo ndryshim adrese. Disa të tjerë mund të kenë ndryshim në profesion ose karrierë. Marsi është te Bricjapi. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë do të kenë mundësi të bëjnë agjendën e vet dhe e kanë shumë të mbarë. Por të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës mund të kenë risk në lëvizje dhe në ndryshim.
Bricjapi
Një Hënë e re që duket sikur është përmbyllëse. Ka vendosur të lërë pas çfarë e ka shqetësuar gjatë vitit 2025. Kanë mundësi që gjatë janarit të mbyllin dhe të zgjidhin përfundimisht çështjet me të cilat janë marrë seriozisht të paktën në dyvjeçarin e fundit. Iniciativat e reja do t’i marrin vetëm të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Të tjerët do të presin janarin.
Ujori
Janë plot fantazi dhe imagjinatë, jo shumë në raport me realitetin. Por me Saturnin përballë e gjejnë formën për të ardhur me këmbë në tokë. Saturni i bën ta pranojnë realitetin pa ndonjë zhgënjim të madh. Iniciativat që do të marrin lidhen me pjesën sociale. Është një periudhë shumë e mirë për Ujorin për të punuar për emrin e tyre, për të nxjerrë në pah talentet dhe CV-në. Nëse e bëni këtë, shpërblimin do ta keni shumë shpejt, kur Marsi të vijë te ju.
Peshqit
Saturni dhe Neptuni janë aty. Hëna e re te Shigjetari, nisur nga nesër, jep të gjitha mundësitë për t’u marrë me të gjitha çështjet që janë trajtuar që nga viti 2023. Nisjet e mëdha dhe hapat e mëdhenj që janë marrë të vendosen në agjendë që nesër, qoftë edhe tulla e parë.
Nga nesër lëmë pas ngarkesa të mëdha dhe të ndjeshme nga viti 2025.
/vizionplus.tv





