Policia e Janinës ka arrestuar një shtetas shqiptarm që akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Ai, bashkë me një shtetas tjetër që ishte pasagjer, refuzuan urdhrin e policisë greke në kufirin greko-shqiptar që të ndalonin makinën.

 

Shoferi shtoi shpejtësinë dhe për këtë arsye forcat e policisë ju vunë mbrapa. Gjatë aksionit policor shoferi hodhi nga mjeti 4 pako me 36 kg kanabis brenda.

 

Më pas ai u arrestua, ndërsa pasagjeri arriti t’ja mbathë. Policia sekuestroi një celular dhe 240 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *