Anëtarët e “Grupit për PD-në” vazhdojnë të këmbëngulin për reformimin e Partisë Demokratike.

 

Kandidatja për kreun e postit të PD-së, Edith Harxhi siguroi se më 14 qershor, një ditë pas zgjedhjeve, Lulzim Basha do të vihet përballë një surpize të madhe.

 

Ajo shtoi se Basha ka humbur katër zgjedhje dhe nuk ka bërë qoftë edhe një akt perëndimor.

 

“Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person, Lulzim Bashën. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha. Unë nuk i marrë votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë. Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punojë në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe.”

 

Po ashtu, “Grupi për PD” kërkoi edhe rikthimin e Ibsen Elezit, i cili u skualifikua nga gara për kryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *