Zgjerimi I unionit me vendet e ballkanit perëndimor është një nga përparësitë e presidencës kroate të BE e për këtë arsye kjo cështjë u diskutua nga kryeministri Andrej Plenkovic me presidentin francez Macron, një nga kundërshtarët më të ashpër të procesit.

Kreu i Elizesë pranoi pas takimit se vendet e unionit duhet të kenë një qëndrim të unifikuar në samitin e majit.

 

EMMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

 

“Procesi i zgjerimit do të marrë një fokus kryesor në samitin e Zagrebit i cili do të mbahet në muajin maj të vitit 2020. Ky takim do të jetë një moment uniteti dhe avancimi për Europën. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate. Në ditët në vijim edhe komisioni do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkangjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare.”

 

 

Nga ana tjetër Zagrebi zyrtar kërkon një zgjidhje përfundimtare të bllokadës franceze për hapjen e negociatave.

 

ANDREJ PLENKOVIC

 

KRYEMINISTER I KROACISE

 

“Ne duam që vendet e ballkanit të reflektojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri, të ketë progres me reformat dhe kësisoj politika e zgjerimit për Shqipërinë dhe maqedoninë e veriut do të fokusohet mbi hapat konkretë të përfitimit. Sigurisht në samitin e Zagrebit do të kemi më shumë detaje mbi këtë cështje. Ndërkohë me presidentin Macron u dakordësuam që të angazhohemi më specifikisht me qytetarët për tiu shpjeguar avantazhet dhe përfitimet e projektit europian.”

 

 

Plenkovic u shpreh nga Parisi se Kroacia  është në pritje të një raporti nga Komisioni Evropian për disa modifikime të metodologjisë së negociatave brenda janarit, si dhe një raport mbi përparimin e mëtejshëm  të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin shkurt, duke shtuar bindjen se vendet e tjera të cilat  kanë rezerva do të ndryshojnë qëndrim dhe do të japin një aspekt pozitiv takimit të Zagrebit, i cili duhet të përcaktojë dinamikën e Europës së bashkuar në dekadën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *