Subscribe

Kinema “Agimi” në Tiranë është rijetësuar dhe tashmë do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave, por do të mirëpresë edhe aktivitete e ngjarje të tjera kulturore.

 

Erion Veliaj njoftoi se qendra e re e artit do të jetë e hapur në shtatë ditë të javës, për çdo event kulturor në kryeqytet.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, ndryshe bashkia do të ishte bukëpjekësja më e madhe; por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, me film, me teatër. E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve.”

 

Mbështetëse e rijetësimit të Kinemasë “Agimi” ishte edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke shtuar se kjo hapësirë do të jetë në dispozicion për të gjithë artdashësit.

 

ELVA MARGARITI

 

MINISTRE E KULTURES

 

 “Këtu ne jemi rritur si fëmijë, luanim nëpër oborret e pallateve këtu afër, dhe më vjen mirë mbi të gjitha që e keni sjellë në këtë formulë të re që është një derë e hapur për të gjithë ata që duan të përqafojnë artin dhe kulturën, për të gjithë ata të cilët duan të shijojnë edhe pse jo të zbresin shkallët e pallatit dhe të vijnë këtu të shijojnë një film të bukur dhe unë gjithashtu dhe jo vetëm si ministre, por edhe si banore e kësaj lagjeje, i jam shumë falënderuese Erionit që na ka dhënë këtë hapësirë.”

 

Veç Qendrës së Artit “Agimi”, Bashkia e Tiranës ka të njëjtin plan edhe për kinemanë “Maks Velo”, që pasi u restaurua, do të kthehet në një hapësirë të re për artin në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *