Vjedhjet e shumta të regjistruara muajt e fundit, i kanë detyruar banoret e fshatit Rrajcë-Fushë në Përrenjas të dalin në proteste.

 

Banoret e fshatit I kanë bërë thirrje pushtetit vendor që ti ndihmojë duke ndikuar tek policia në mënyrë që të zbardhen këto ngjarje.

 

Ata janë pritur nga kryetarja e bashkisë Miranda Rira e cila tha se të gjithë duhen të bëhen bashkë kundër këtij fënomeni, që nga policia, pushteti lokal por edhe vetë fshatarët.

 

Këta të fundit ankohen se në fshatin Rrajce-Fushë muajt e fundit janë vjedhur një numër I madh bagetish ndërsa asnjë hajdut nuk është kapur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *