Aktori Albano Bogdo është shprehur i indinjuar pas lajmit që mori se grupi blu, në të cilin ai bën pjesë, duhet të pastrojnë lopën dhe stallat.

Kërkesa e Albanos është që këto punë të bëhen me radhë, një herë grupi blu dhe një herë grupi i kuq.

Gjatë bashkëbisedimit me Marianën, ai bëri edhe një propozim epik, të hanë shpejt e shpejt dhe më pas të futen në grevë urie.

Këta na tahnë tani që vetëm ne nga grupi blu duhet t’i bëjnë këto punë. Po duhet të ndryshojnë, t’i bëjë një herë i kuqi një herë bluja. Unë i thash Robertit bëjmë grevë urie. Ne 40 orë jemi dhe mund të mos jemi më. Grupi që është në nominim duhet të pastrojë bajgat dhe lopën. Kështu që i bie keq, pse mos e bëjnë dhe këta një punë. Hajde bëjmë grevë urie. Hajde hamë tani shpejt e shpejt, ngopim barkun dhe pastaj bëjmë grevë, lidhim kokën”, tha Albano./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *