Këmbëngulja e Rudina Hajdarit për ndryshim të sistemit zgjedhor është e vazhdueshme.

Këtë të enjte, nga foltorja e Kuvendit, deputetja opozitare përsëriti edhe një herë thirrjen për kolegët e saj për të kërkuar lista të hapura.

Sipas saj, është momenti që të vendosë populli se kush futet dhe kush jo në Parlament.

“Asnjë deputet nuk shikon një lidhje të drejtpërdrejtë me elektoralin, qytetarët kanë humbur besimin te çdo politikan. Këshilli politik është kthyer në një arenë tjetër politikanësh që shikojnë vetëm interesat e tyre. Kanë kapur disa avantazhe që nuk i shërbejnë qytetarëve. Në momentin që reforma kodifikohet duhet ti shtojmë elementë të rëndësishëm. Do luftoja që bashkë me koleget e mi t’i qëndrojmë fort kauzës së hapjes së listave. Duhet të mbarojë koha kur ne nuk përfaqësojmë elektoratin, kur ne nuk i japim shpresë këtij vendi. Duhet t’ja lëmë në dorë qytetarëve nëse ne duhet të hyjmë në parlament apo jo. Mendoj që nëse bëhet kjo betejë dhe fitohet në këtë sallë do të fitojë fermeri dhe jo gangsteri. Duke i qëndruar besnike kësaj kauze ne do t’i japim shpresë këtij vendi dhe do ta çojmë drejt rrugës evropiane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *