Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Aksident me vdekje në Milot

Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme, Trump mbledh...

Zbulohen një varr masiv në Meksikë

U dëmtua në ndeshjen me Realin, Gnabry do t’i...

Pas deklaratave të Trump, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron...

SHBA po përgatit sulme dhe sekuestrime anijesh të lidhura...

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani: Nuk do të...

Arrestohet në Dubai bosi i krimit irlandez

Masakra në Kiev/ Autori ishte rus, vrau 5 persona...

Veniten shpresat për titull, Napoli zhgënjen përballë Lazios

Hajdari: Njerëz të armatosur kërcënojnë votuesit

29 Janar 16:39

Deputetja Rudina Hajdari renditi disa nga problemet që sipas saj pengojnë Shqipërinë që të ketë një proces zgjedhor demokratik. Gjatë konferencës së organizuar nga “KRIIK Albania”, Hajdari përmendi midis të tjerash kërcënimin e qytetarëve për votën apo blerjen e votës.

 

“Njerëz të armatosur, të cilet futen në qendra votimi e që jo rrallë kanë shkaktuar pothuajse në çdo zgjedhje edhe viktima; Njerëz të armatosur të cilët kercënojnë votuesit, qoftë duke u kontrolluar votën nepërmjet aparateve celularë, apo duke u marrë kartat e identitetit për tu pamundësuar votimin; Makina të cilat lëvizin natën dhe shërbejnë për të shpërndarë ose para cash, ose të mira materiale nepër shtëpitë e votuesve të varfër; Biznese të cilat kërcënohen me gjoba apo mbyllje nëse nuk i vendosin shërbimet në funksion të fushatës elektorale; Punonjës të administratës publike të cilët braktisin funksionet e tyre dhe nga mëngjesi në darkë i sheh të fushatojnë përkrah, ose për kandidatët e partisë ku militojnë; Militantë të veshur si komisionerë të cilët shqyejnë votat e atyre partive që nuk kanë komisionerë; E gjithë kjo ekspoze, përkthehet në mungesë të theksuar të demokracisë, dhe pavarësisht se kush vjen në pushtet, cili indidvid apo parti politike, rezultati është gjithnjë i njëjtë. Autokraci, korrupsion, keqadministrim, varfëri dhe mungesë zhvillimi ekonomik.”

 

Sipas Hajdarit, amendimet në Kodin Zgjedhor zhbënë kauzën për të hapur listat. Ajo shtoi se edhe Parlamenti i ardhshëm do të jetë i mbushur me njerëz që i shërbejnë kryetarit. Por nënvizoi se ka ende shpresë që gjërat të përmirësohen dhe tregoi si mund të arrihet kjo.

 

“Unë nuk jam pesimiste, jam thjesht realiste. Më pëlqen ta shoh dhe ta flas realitetin ashtu siç është. Në fund të tunelit tonë ka dritë, dhe kjo konferencë është një nga ato rrezet e dritës të cilat depërtojnë. Na duhet të flasim më shumë, të bërtasim më shumë në fakt, për të gjitha mangësitë që ka sistemi ynë zgjedhor. Na duhet të bashkohemi dhe organizohemi më shumë, të gjithë ne që na intereson një sistem i drejtë, të bashkëpunojmë më shumë e më mirë me partnerët tanë  si SHBA apo BE, të mobilizojmë më shumë e më mirë qytetarët që ta kuptojnë se sa e rëndësishme është për ta dhe të ardhmen e fëmijeve një sistem i drejtë zgjedhor.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
hajdari kërcënime Votuesit zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan dhe partnerin, e më pas edhe veten (EMRAT)

më shumë...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike japin detaje: Tre të arrestuar

më shumë...

“Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida Maliqi zbulon si u bind për tu bërë pjesë e Ferma VIP

më shumë...

Mashtrimi nga “call center-at”, si funksionon skema për marrjen e parave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:11

Aksident me vdekje në Milot

10:18

Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme,...

10:12

Zbulohen një varr masiv në Meksikë

10:01

U dëmtua në ndeshjen me Realin, Gnabry...

9:47

Pas deklaratave të Trump, Garda Revolucionare e...

9:30

SHBA po përgatit sulme dhe sekuestrime anijesh...

9:23

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani: Nuk...

9:04

Arrestohet në Dubai bosi i krimit irlandez

8:49

Masakra në Kiev/ Autori ishte rus, vrau...

8:09

Veniten shpresat për titull, Napoli zhgënjen përballë...

7:57

Ishin duke u stërvitur në Alaska, sulmohen...

7:43

Nga se krijohen gurët në veshka?

7:37

Papa Leoni XIV: Nuk më intereson të...

7:23

A po mbështesin votuesit britanikë rikthimin e...

7:14

“Shkelën armëpushimin”, ushtria izraelite vret disa luftëtarë...

7:06

India konfirmon sulmin ndaj dy anijeve në...

6:57

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret...

6:41

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit!...

6:09

Sulm i armatosur në një supermarket në...

6:00

Netët e Klipit – Java e Tretë

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.